Pacolli e përsërit: Kemi gjasa reale për INTERPOL

Aktuale November 19, 2018 - 19:51
Lexo Detajet

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar se si do të rrjedhë procesi i nesërm i votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Ai ka zgjedhur të flas edhe për kundër-fushatën e Serbisë për t’i dështuar Kosovës këtë proces të anëtarësimit në këtë organizatë botërore.

”Kundërfushata e Serbisë është e njohur. Ata shkatërrojnë atë që dikush e ndërton ndaj këtu është diferenca jonë. Ne turpërohemi kur dikush i kërkon dikujt të shkatërrojë diçka”, tha Pacolli në Klan Kosova.

”Dua që nesër të proklamohet suksesi dhe Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate. Nuk besoj që do të ndryshojë diçka, votimi do të jetë i fshehtë. Nuk e di a më mirë a më keq për ne por është votim dhe atë që e parashoh do të votojnë diku rreth 140 shtete. Nga ky votim do të ketë edhe abstenime”, shtoi ai.

”Pak i kuptoj kolegët tanë në Parlamentin e Kosovës sepse kemi pasur një marrëveshje me ta, që iu tregon se unë jam aty e nuk duhet të pengohet. Të gjitha palët duhet të bien dakord e të punojnë për shtetin”, tha Pacolli.

”Unë do ta lë përgjigjen për Ivica Daçiq për nesër, dua ta kalojë këtë kompeticion ta shohim se ne jemi anëtar të INTERPOL’it ndaj do të kemi edhe kohë për të artikuluar përgjigjen. Besojmë pozitivisht, besojmë se do të ketë rezultate pozitive”, tha ai.