Zogaj i pakënaqur me dënimin e dorasit të sulmit ndaj tij, kërkon dënim më të madh

Aktuale November 19, 2018 - 18:27
Lexo Detajet

Burim Zhjeqi është dënuar me dy vjet burgim pas sulmit ndaj ish- drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Nga ana e tij, Zogaj thotë se dënimi i shqiptuar nga ana e Gjykatës mund të ishte më i madh, dhe jo dy vite.

Në një prononcim për Indeksonline, Zogaj ka thënë se i akuzuari ka qenë ndihmës i punëkryerjes andaj edhe nuk pajtohet me dënimin e dhënë.

“Isha në seancë, por ky personi i akuzuari tash i dënuari edhe pse se ka ende të plotëfuqishme, ky ka qenë ndihmës i punëkryerjes të veprës penale, edhe i ka marr disa rrethana lehtësuese. Gjykatësja e ka pranu fajësinë që unë nuk ja kam pranu edhe ja ka shqiptu dënimin dy vite. Unë do ta bëjë ankimimin, nuk pajtohem me atë vendim dhe mandej ta shiqojmë”

Zogaj, thotë se lidhur me këtë do të bëjë ankesë, marrë parasysh që dënimi ende nuk është i plotëfuqishëm.

“Nuk e di sa u deshtë me dënu, mirëpo unë mendoj se është pak është desht më shumë. Pa marrë parasysh që nuk ka marrë drejtëpërdrejt në kryerjen e veprës penale, meriton dënim më të madh. Gjithësesi se do të bëjë ankesë”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm shpalli sot aktgjykimin kundër të akuzuarit Burim Zhjeqi. Gjykata vendosi ta dënonte Zhjeqin me burgim në kohëzgjatje prej dy viteve për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.