Ministri Ismaili rreth arrestimeve në MSh: Korrupsionin do e godasim kudo që e takojmë

Aktuale November 19, 2018 - 18:07
Lexo Detajet

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj arrestimeve të sotme ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ismaili ka thënë se këto arrestime janë dëshmi e luftës së pakompromis që po bëhet nga Ministria e Shëndetësisë për të vënë rend, duke e goditur çdo dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion.

LEXO EDHE:  Arrestohen dy zyrtarë të Ministrisë së shëndetësisë

“Arrestimet e ditëve të fundit janë dëshmi e luftës së pakompromis që po bëhet nga Ministria e Shëndetësisë për të vënë rend, duke e goditur çdo dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion”, thuhet në reagimin e Ismailit.

Ai përgëzoi institucionet e rendit për punën dhe shtoi se nuk do të tolerohet asnjë keqpërdorim në dikasterin që ai e drejton dhe se të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit./ZERI