Hamidi: Çmimin që e mora, inkurajim për të vazhduar edhe më tutje

Aktuale November 19, 2018 - 17:23
Lexo Detajet

Gazetari dhe kryeredaktori i Gazetës “Zëri”, Lavdim Hamidi, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Drive Time me Shukin” në Radio Prishtina.

Duke folur rreth fitimit të çmimit “Vangjush Gambeta”,  që iu nda Hamidit disa dita më parë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Hamidi tha se kjo është inkurajim për të vazhduar më tutje.

“Çmimi është njohje e kontributit, shpërblim i punës dhe më e rëndësishmja është që vjen nga kolegët tanë, ata matanë kufirit. Kam fituar çmime ndërkombëtare dhe vendore, por ky është ndër më të rëndesishmit”, tha Hamidi, transmeton zeri.info.

Tutje Hamidi foli edhe rreth detajeve të hulumtimit “Sheikët e Shipitullës”, i cili shkrim ia solli edhe çmimin.

Hamidi shkurtimisht foli edhe për gjendjen e gazetarisë në Kosovë. Ai tha se nuk po respektohet sa duhet e drejta e autorit nëpër mediat tona./ZERI