'Goditet' Serbia, lajm i mirë rreth anëtarësimit të Kosovës në iNTERPOL

Aktuale November 19, 2018 - 16:58
Lexo Detajet

“Kryesuesi i Interpolit e ka hedhur poshtë kërkesën e Serbisë dhe pesë anëtareve tjera që Kuvendi i Përgjithshëm të votojë për heqje nga rendi i ditës deklarimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë Institucion”, merr vesh media serbe B92 nga burimet diplomatike në Dubai, ku po mbahet seanca.

Kështu kryesuesi në fillim të seancës ka refuzuar ta fusë në rend dite kërkesën të cilën e ka paraqitur Serbia e të cilën e kanë përkrahur Surinami, Qipro, Argjentina Kina dhe Spanja.

Për shkak të këtij vendimi të kreut të Kuvendit të Përgjithshëm, anëtaret nuk do të kenë rast që deklarohen për vendosjen e kërkesës së Kosovës në rend të ditës, pasi është votuar mbi rendin e ditës vetën në tërësi, ashtu si ka propozuar Komiteti Ekzekutiv.

Për pikën e cila ka të bëjë me vendimin e anëtarësimit të Kosovës është votuar më herët vetëm në seancën e Komitetit Ekzekutiv, dhe këtu është aprovuar rendi i ditës.

Pra, të martën, definitivisht do të diskutohet për kërkesën e Kosovës, dhe më pas do të pasojë votimi, edhe atë në dy raunde. Është e nevojshme shumica e dy të tretave që Kosova të kalojë, dhe për këtë do të ketë dy shanse.

Pra, nëse nuk ka sukses herën e parë, atëherë do të ketë edhe një votim, dhe nëse edhe atëherë nuk do ta ketë shumicën e nevojshme, atëherë propozimi hidhet poshtë.