Haradinaj u përgjigjet gazetarëve serbë se a do të formohet Ushtria më 28 nëntor

Aktuale November 19, 2018 - 16:20
Lexo Detajet

Formimi i Ushtrisë së Kosovës po vazhdon të jetë temë kryesore e skenës politike në Serbi.

Madje atje po druhen se Prishtina mund ta formojë ushtrinë pikërisht më 28 nëntor, datën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, transmeton lajmi.net.

Pikërisht për këtë çështje, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është pyetur sot në Vjenë nga gazetarët serbë.

E Haradinaj u kujdes që të njëjtës pyetje t’i shmanget në mënyrë diplomatike.

“Nuk e kuptoj pyetjen. Më vjen keq”, iu përgjigj Haradinaj gazetarëve serbë.

Ndryshe, Haradinaj  po qëndron për një vizitë zyrtare në kryeqytetin austriak në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik.

Ai sot është takuar edhe me kryeministrat e Ballkanit me ftesë të kancelarit austriak.