Gjermania përshpejton procedurat e dëbimit të atyre që u është refuzuar azili, rrezikohen dhjetëra mijëra kosovarë

Aktuale November 19, 2018 - 14:26
Lexo detajet!

Ministri i brendshëm Gjerman Horst Seehofer, ka propozuar masa të reja për të monitoruar dhe depërtuar me procedurë të përshpejtuar të gjithë ata që u është refuzuar azili, transmeton Zeri.info.

Ministri Horst gjithashtu ka deklaruar se është duke shikuar mundësitë të riatdhesoj kriminelët e njohur në Siri.

Ministri gjerman ka konfirmuar se do të përshpejtojë dhe lehtësojë procedurat e depërtimit të të gjithë atyre që kanë marrë refuzimin për azil, së bashku me ata që është dashur që kërkesat e tyre për azil t’i dorëzojnë në shtetet tjera të BE-s, nën rregullat e ashtuquajtura të Dublinit.

Përveç që këto masa përfshijnë qindra mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe shtetet afrikane, ato do të prekin edhe dhjetëra mijëra azilkërkues nga vendet e Ballkanit, sidomos Kosova, transmeton më tutje "Zëri.info". 

Masat e reja do t’u mundësonin autoriteteve që të depërtojnë azilkërkuesit në cilëndo kohë të ditës, pra edhe në orët e vona të natës, pa pasur mundësi refuzimi.

Të gjithë ata që refuzojnë, do të arrestohen dhe do të dëbohen me dhunë./ZERI