Veturat në trotuare, këmbësorët në rrugë!

Aktuale November 19, 2018 - 14:19
Lexo detajet!

Qytetarët e Prishtinës në shumë pjesë të qytetit nuk kanë mundësi të ecin trotuareve për shkak të veturave të cilat janë të parkuara aty, shkruan "Zëri.info". 

Pavarësisht se në shumicën e pjesëve të kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka vendosur "kungja" (kunja), kjo nuk po mjafton për ngasësit e veturave të cilët zgjedhin vende të ndryshme për ta parkuar veturën e tyre. 

Pengesat e lëvizjes në trotuare janë kryesisht rezultat i ngushtimit, zaptimit dhe bllokimit me vetura të parkuara që për pasojë shumë qytetarë po detyrohen të ecin andej kah edhe është qarkullimi më i madh i veturave.

Në disa fotografi të bëra nga "Zëri.info" shihet se si shumë kunja janë dëmtuar nga vozitësit të cilët kanq zgjedhur që aty ta ndalojnë veturën e tyre.Zëri

Image 
Image 
Image 
Image 
Image