Veseli: I njohim të korruptuarit

Aktuale November 19, 2018 - 14:13
Lexo detajet!

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zgjedhur një deklaratë qesharake për zyrtarët qe kanë keqpërdorur pasurinë, duke treguar mënyrën se si t'i njohim keqpërdoruesit me numrin e grave që kanë dhe pasurinë, raporton "Zëri.info". 

"I njohim të gjithë ata që keqpërdorën pasurinë ku i bënën gjithë ato vetura gjithë ato gra", ka pyetur kryeparlamentari Veseli.

Tutje ai ka treguar për takimin që kanë zhvilluar me ministrin e drejtësisë Abelard Tahirin, shefin e Anti Korrupsionit Shaip Havollin e ministrin e Financave Bedri Hamza.

"Shteti ligjor të jetë përmbi ne. Ne institucionet jemi duke bërë maksimumin që të minimizohet keqpërdorimi i postit të zyrtarit publik. Ligji është më i fortë se secili prej nesh. Ne nuk do të tolerojmë askënd të abuzoj me një pozicion publik. Askush nuk do të gëzoj diçka që nuk është e tij", ka thënë Veseli.

Ndërkohë ministri i drejtësisë Abelard Tahiri tregoi se pjesë e takimit ishte drejtësia 20,20, raporton më tutje "Zëri.info". 

"Pjesë e takimit ishte drejtësia 20 20 me qëllim të zbatim të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit. Ky ligj prek mbi 80 mijë shërbyes civil. Sot e kemi një politike që me angazhimin tonë do të parandaloj praktikat e dëmshme që kanë rezultuar me humbjet e miliona eurove", ka sqaruar ministri Tahiri.

Përkrahje financiare për këto iniciativa ligjore premtoj ministri i Financave, Bedri Hamza. "Ne si MF me qëllim të përkrahjes së këtij institucioni do të sigurojmë resurse dhe buxhet shtesë. Ligji do te prodhojë rezultate"

Kurse në fjalën përfundimtare shefi i Anti Korrupsionit Shaip Havolli tha se me këtë ligj shkurtohen shumë pozicione për zyrtarët që kanë mbajtur disa poste publike.

"Shumë zyrtarë kanë mbajt pozita në institucione dhe ky ligj shkurton ky pozicione. Agjencia një numër të madh të rasteve ka dërguar në prokuroritë përkatëse", ka theksuar ai./ZERI

Image