Kryeministria serbe i quan 'kriminelë lufte' presidentin dhe kryeministrin e Kosovës

Aktuale November 19, 2018 - 12:59
Ana Brnabiq

Në një intervistë me Tin Sebastian kryeministria e Serbisë Ana Branabiç i ka quajtur kriminelë lufte presidentin Hashim Thaçin si edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Zeri.info.

Kur është pyetur nga gazetari se si po vepron Serbia në lidhje me ndëshkimin e kriminelëve të luftës ajo është përgjigjur .

“Në lidhje me kriminelët e luftës Serbia ka vënë shembull për të gjithë regjionin. Kemi parë që në vende tjera në regjion që kriminelët e luftës kanë role kryesore si këshilltarë të presidentit.

Disa prej tyre edhe janë e kanë qenë kryeministra, por në Serbi kjo nuk ndodh. ka thënë Ana Branabiç.

“Ne nuk i lavdërojmë kriminelët e luftës” ka shtuar Brnabiç. Ajo ka shtuar gjithashtu që Serbia është e vetmja që i ka dorëzuar kriminelët e luftës në Hagë.

Sipas Bërnabiq, masakra e Serbrenicës nuk mund të konsiderohet si gjenocid, pavarësisht që kështu ka vendosur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. /Zëri/