Letra që Ramush Haradinaj ia dërgoi John Boltonit për kufijtë

Aktuale November 19, 2018 - 12:45
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për çështjen e kufijve në shtator të këtij viti i ka shkruar letër këshilltarit të sigurisë kombëtare në SHBA, John Bolton, përderisa nga një kopje të kësaj letre u është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe sekretarit të Mbrojtjes James Mattis.

Zëri: Për dallim nga presidenti Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj po e kundërshton ashpër idenë për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Madje thuhet se për këtë çështje Haradinaj i ka shkruar letër edhe administratës amerikane në Uashington. A keni njohuri për një letër të tillë dhe a ka marrë ndonjë përgjigje nga administrata e presidentit Trump?

LEXO EDHE: Phillips: Ndarja e Kosovës, pjesë e planit strategjik të Putinit

Phillips: Po, ai i ka shkruar këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, më 18 shtator 2018, duke e bërë të qartë kundërshtimin e tij ndaj korrigjimit të kufirit. Letra i komunikoi pikëpamjet e tij mbi “përpjekjet e rrezikshme dhe destruktive nga disa elementë të Kosovës dhe të Serbisë për të hyrë në një lloj shkëmbim territori”. Ai paralajmëroi se rregullimi i kufirit “do të sjellë shkatërrim në vendet tona dhe do të kërcënojë stabilitetin në Ballkan dhe në Evropë. Shumica dërrmuese e popullit kosovar i kundërvihet fuqishëm idesë së tmerrshme që propozohet tani. Kjo është e njëjta ide që shkaktoi të gjitha luftërat e kaluara; duke u përpjekur të krijohen shtete etnikisht të pastra duke lëvizur kufijtë dhe popujt”. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe sekretari i Mbrojtjes James Mattis morën kopje të letrës. Aq sa di unë, Bolton nuk u përgjigj. Për më tepër, SHBA-ja nuk ka arritur të shprehë qartë qëndrimin e saj mbi ndarjen.

LEXO EDHE: “Këto janë kërkesat e Serbisë në Kosovë”

A do të sjellë paqe korrigjimi kufitar? Ndarja mund të nxiste një fazë të re të konfliktit etnik në Kosovë dhe në rajon, duke destabilizuar shtetet e brishta multietnike. Shumë njerëz vdiqën për të ruajtur idealin e shteteve demokratike, etnikisht të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. Ndarja do të paralajmëronte humbjen e Kosovës si një shoqëri multietnike. Qëllimi i Sllobodan Millosheviqit ishte gjithmonë që të bashkonte kombin serb dhe të krijonte “Serbinë e Madhe”. Ndarja e Kosovës do të arrinte në tryezën e negociatave që Millosheviq nuk arriti ta arrinte nëpërmjet spastrimit etnik.