Veseli optimist për INTERPOL-in dhe transformimin e ushtrisë

Aktuale November 19, 2018 - 12:31
Lexo detajet!

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur sot takim me kryetarwt e grupeve parlamentare me ç'rast pas takimit, kryeparlamentari ka njoftuar se këtë të enjte do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur për zhvillimet në politikën e jashtme, raporton "Zëri.info"

Sipas kryeparlamentarit Veseli, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave dhe do të përmbush edhe ato për reformat evropiane.

"Agjenda e Kuvendit edhe këtë javë do të jetë e mbushur me disa projektligje që ka të bëjë me agjendën Evropiane. Kuvendi do t'i përmbush të gjitha obligimet karshi reformave Evropiane dhe kjo ndikon edhe në liberalizimin e vizave. I kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim te vizave dhe tani po përmbushim edhe çështjen që kanë të bëjnë me reformat Evropiane. Kosova beson në Bashkimin Evropian dhe pret vendimmarrje që nuk e turpëron BE-në. Presim që ajo të mbaj premtimin për vizat",tha ai.

Vesili foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe ndikimin e shtetit serb që Kosova te mos pranohet në këtë organizatë.

Ndonëse ai u shpreh optimist për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, ai nuk pranoi të flasë nëse Kosova do të pranohet.

"Asgjë nuk është e pazakontë, nuk është korrekte që Serbia po luan këtë rol. Këtu shihet loja e Serbisë, ajo mendon të përfitoj nga akuzat se Kosova është një çerdhe e krimit. institucionet tona kanë bërë një pune te kirë por nuk dua të flasë pa u kryer punë", tha ai.

Veseli në fund foli edhe për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, me ç’rast tha se transformimi i ushtrisë do të bëhet./ZËRI/