Vendos Kryesia, të enjten seanca e jashtëzakonshme për politikën e jashtme

Aktuale November 19, 2018 - 12:23
Lexo detajet!

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e jashtëzakonshme për politikën e jashtme.

Në ndërkohë, në këtë mbledhje është vendosur që vazhdimi i seancave të papërfunduara të mbahet të premten në ora 10:00 ndërsa po në këtë ditë do të ketë edhe seancë të re me fillim nga ora 14:00.

LEXO EDHE: Veseli optimist INTERPOL-in dhe transformimin e ushtrisë

Në mbledhjen e kryesisë kanë qenë të pranishëm të gjithë shefat e grupeve parlamentare.

Të premten, seanca e thirrur si e jashtëzakonshme për të diskutuar politikën e jashtme të Kosovës, dështoi.

Mungesa e ligjvënesve dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, shtyri thirrësin e këtij debati, LDK-në, të tërhiqet.