Përgatituni mirë për nesër, këto temperatura parashikohen

Aktuale November 18, 2018 - 22:29
Lexo Detajet

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë reshje të borës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të mbajë mot i vranët dhe me shi kryesisht në orët e para të ditës, shkruan lajmi.net.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës me vranësira të ndërrueshme, ndërkaq temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.