Haxhiu: Ne vendosim lule për Adem Jasharin e Zahir Pajazitin, por jo për Ibrahim Rugovën

Aktuale November 18, 2018 - 21:59
Lexo Detajet

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj nuk do të vendosë lule te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj nuk do të vendosë lule te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ajo në një intervistë dhënë për “Blic”, ka komentuar deklaratat e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri duke thënë se deklaratat e tij janë hipokrite pasi, sipas saj, ai më shumë anon nga PDK sesa nga partia që ai i përket.

“Ajo që përfaqëson LDK-ja është në rrezik nga një figurë siç është Lutfi Haziri. Ai shumë më shumë është me PDK-në sesa që është me LDK-në andaj janë hipokrite këto deklarata të zotëri Haziri që i bën në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu.

Ka shtuar se partia e saj dërgon lule vetëm tek varret e dëshmorëve të vendit kurse, sa i përket dërgimit të luleve tek varri i ish- presidentit Rugova, ka thënë se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ne dërgojmë lule tek dëshmorët e kombit siç është Adem Jashari e Zahir Pajaziti e të tjerët por për politikanë siç ishte edhe zotëri Rugova ne nuk e kemi praktikuar nuk është që e kemi kundërshtuar por nuk e kemi praktikuar thjeshtë. Për ne dëshmorët e kombit përkulemi gjithmonë para kontributit të tyre por z. Rugova ka qenë një figurë politikë në këtë rast president i Kosovës prandaj konsideroj që akuzat e tilla në drejtim të VV-së janë të papranueshme dhe natyrisht që ne nuk merremi me të tilla. Nuk konsiderojmë që ka qenë vetëm kontributi i z. Rugova për pavarësinë e Kosovës ose për historinë e popullit shqiptarë”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nëse VV-ja dëshiron koalicion me LDK-në atëherë këta të fundit duhet dërguar lule tek varri i Ibrahim Rugovës.