Ambasadori O'Connell i ka disa fjalë për punësimet politike në Kosovë

Aktuale November 18, 2018 - 21:27
Lexo Detajet

Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, po kërkon që në pozita të larta të emërohen njerëzve kredibil. Për këtë ka edhe një memorandum me qeverinë e Kosovës.

Por pavarësisht kësaj garës për drejtores të Administratës Tatimore të Kosovës i janë futur Shaqir Totaj i PDK’së dhe Astrit Haraqija që është i afërt me LDK’në.

Kështu kishte deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë muajit gusht pasi kishte nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për rekrutim në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil dhe bordeve të ndërmarrjeve publike.

Por kjo marrëveshje duket se vështirë do të zbatohet.

Kjo pasi që garës për Drejtor të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës i janë futur Astrit Haraqija, ish bashkëpunëtor i Presidentit Rugova dhe Shaqir Totaj që ishte kandidat i PDK-së për Prizrenin, në zgjedhjet e fundit lokale.

Por ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruari Oconell po këmbëngulë që ujdia  të respektohet.

Ambasadori britanik theksoi se nuk është në dijeni për emrat që garojnë për drejtor të ATK’së, megjithëkëtë kërkoj që krye të saj të vendosen njerëz jo partiak.

E afati për të gjithë të interesuarit për ta udhëhequr ATK’në është përmbyllur me 16 nëntor, ndërkaq Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës është Sakip Imeri.

Burime të T7 kanë treguar se Haraqija kishte kërkuar nga PDK e AAK para pak kohësh edhe pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme. Por, Kryeministri s’e kishte pranuar kërkesën e zyrtarit të “Listës dr. Ibrahim Rugova”.