Shpërndahen drunjë për ngrohje për familjet në nevojë në Podujevë

Aktuale November 18, 2018 - 19:00
Lexo Detajet

Shumë familje në vendin tonë vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Derisa bora e parë sot ka mbuluar vendin shumë qytetarë , nuk kanë as sesi të ngrohen.

Por, janë njerëzit me zemër të madhe ata që solidarizohen dhe këtë dimër po mundohen t’ua zbusin të ftohtit.

Sot në Llap, falë një aksioni, disa familje janë furnizuar me drunjë.

Këtë e ka bërë të ditur Driton Hyseni, anëtar i LVV në Komunën e Podujevës në llogarinë e tij Facebook. I cili ka treguar se këtë iniciativë nuk do ta ndalin deri në fund të dimrit.

“Me aq sa kemi e mundemi gjithmonë do të jemi pranë bashkëqytetarëve tanë…

Sot në Llap, bashkë me borën e parë e filluam edhe aksionin tu dalim në ndihmë me dru për ngrohje disa familjeve në nevojë, e bëmë prej mesditës e po vazhdojmë edhe në mbrëmje e për të mos u ndalur gjatë tërë sezonës.

Ndajmë falënderim të veqantë për z. Sabit Ademi për gatishmërinë e treguar sot gjatë shpërndarjes së druve nëpër lokacione të ndryshme”, ka shkruar Hyseni.