Bahtiri: Nuk do të lejoj që ky fshat të jetë nën administrimin serb

Aktuale November 18, 2018 - 18:12
Lexo Detajet

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka vizituar fshatin Vllahi sot, i cili është në kuadër të komunës së Mitrovicës.

Pas takimit që Bahtiri e pati me banorë të këtij fshati, fshatrave Zijaç, Melenicë dhe Dedisë,  ai tha se fshati do të vazhdonte të mbetej nën administrimin e Mitrovicës dhe jo ashtu siç u përfol, nën administrimin e Zveçanit, njofton Zyra për Informim e Mitrovicës., transmeton zeri.info.

“Ne e gëzojmë një shtet të pavarur dhe sovran të cilin nuk na ka falur askush por atë e kemi fituar duke luftuar për treqind vite me radhë. Po ju garantoj se deri sa unë të jem kryetar i komunës së Mitrovicës, nuk do të lejojë asnjëherë që fshati Vllahi e as fshatrat tjera që pretendon ti marrë Serbia të jenë nën administrimin e saj, por përveç kësaj do ta liroj edhe Urën e Ibrit pa asnjë kusht të vetëm", tha ndër të tjerash kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

Ai e përsëriti qëndrimin se ideja e për ‘korrigjim kufijsh’ e presidentit, është e gabueshme./ZERI