Pacolli i reagon Buzhalës: Po gënjeni, në shtëpinë time nuk ka helm

Aktuale November 18, 2018 - 17:37
Lexo Detajet

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj në shkrimi autorial të analistit dhe gazetarit Berat Buzhala, të titulluar “Darka plot helm e Thaçit dhe Haradinajt te Pacolli”.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se në shtëpinë e tij nuk ka helm e as darka të helmuara dhe e ka quajtur shkrimin gënjeshtër, transmeton zeri.info.

Ja postimi i plotë:

Në shtëpinë time nuk ka helm e as darka të helmuara. 
Jam i shqetësuar më guximin e juaj për të gënjy.
Nuk mund të helmohet opinioni me lajme të tilla të pavërteta.
Në shtëpinë time kam shtruar darkë miqësore me miq (me siguri edhe për ju që sot përbuzeni). 
Secili informacion tjetër është i pavërtetë dhe gënjeshtër!