Nga Interpoli vjen një lajm i rëndësishëm për Kosovën (FOTO)

Aktuale November 18, 2018 - 16:29
Lexo Detajet

Interpol zyrtarisht ka konfirmuar agjendën e samitit të kësaj organizate. Në bazë të kësaj është bërë e ditur se si pikë e rendit të ditës në agjendën e samitit të Interpolit është edhe votimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë. Përkundër që zv/kryeminsitri Behgjet Pacolli njoftoi se do të mbahet me datën 20, sipas agjendës votimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol do të bëhet në ditën e fundit të samitit, më 21 nëntor.

Përpos votimit për Kosovën në të njëjtën ditë pritet që Asambleja e Përgjithshme të bëjë edhe zgjedhjen e një Presidenti të ri së bashku me postet e Komitetit Ekzekutiv për SHBA-në, Azinë dhe rajonet evropiane.

“Aplikimet për anëtarësim nga Kosova do të shqyrtohen nga Asambleja e Përgjithshme, e cila gjithashtu do të votojë poashtu për një President të ri së bashku me postet e Komitetit Ekzekutiv për Amerikën, Azinë dhe rajonet evropiane në ditën e fundit të konferencës”, thuhet në njoftimin zyrtar të siguruar nga Indeksonline.

Ndryshe ky samit do të zgjasë deri më 21 nëntor.

Image