Pacolli optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Aktuale November 18, 2018 - 11:58
Detajet

Ministri i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se është konfirmuar agjenda e samitit të INTERPOL-it, dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtarë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli është shprehur se lufta kundër krimit të organizyuar dhe terrorizmit është synimi i Kosovës, përcjell lajmi.net.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se votimi për anëtarësimin e Kosovës do të bëhet të martën.

LEXO EDHE: INTERPOL nis punimet, pritet vendimi për presidentin e ri dhe për Kosovën

Ky është postimi i Pacollit në Facebook:

Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar.
Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë.
Votimi do të ndodhë të martën