Krasniqi reagon ashpër pas urimit të Kurtit për fitoren e Pëfaqësues së Kosovë

Aktuale November 17, 2018 - 21:28
Lexo detajet!

Ish-bashkëpunëtori i afërt i Albin Kurtit, tash deputet i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas urimit që lideri i Vetëvendosjes i bëri Kosovës, për fitoren 5-0 kundër Maltës.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Është krejt në rregull t’i ndërrosh qëndrimet në politikë. Por tërësisht hipokrite nëse i ndërron ato dhe nuk e pranon se ke ndryshuar. Pra e gënjen popullin që unë jam i njëjti.

– Albin Kurti sot e mbështeti ekipën e Kosovës (dhe shumë mirë që e ka bërë këtë), por dikur thoshte se ne kemi vetëm një kombëtare kurse kjo e Kosovës përbën tendencë për dobësimin dhe ndarjen e kombit.
– Albin Kurti dikur thoshte për Isa Mustafën që është argat i Serbisë dhe i PDK-së, kurse mbrëmë tha që ai e paska nisur çkapjen e shtetit (atëherë, qenka interesante se pse e votoi VV-ja për rrëzimin e qeverisë së kaluar që paska “nisur çkapjen e shtetit”?!).
– Albin Kurti e di se me cilat simbole luajti ekipa e Kosovës – të cilën sonte e uroi, por që s’pat lënë gjë pa thënë kundër nesh që u ngritëm në këmb kur u lëshua himni në përvjetor të Pavarësisë.

Mos të flasim pastaj për ndryshimin e qëndrimeve të tij në raport me negociatat me Serbinë; qëndrimet ndaj Erdoganit; etj.

P.S.
Vetëm një qëndrim do ta mbajë gjithë jetën: qëndrimin ndaj PSD. Sepse është parimor!!