Përçarje në degët e Nismës

Aktuale November 17, 2018 - 20:12
Lexo detajet!

Në disa degë të Nismës kanë filluar largimet e para nga kjo parti. Largimi më i dukshëm nga kjo parti është në degën e NISMAS në Gjilan, ku sipas të larguarve shkak për këtë përçarje është shkarkimi nga posti i ministrit i Bajram Hasanit. Por, këto deklarata i ka demantuar Valdete Bajrami

Pas lirimit nga detyra të ish ministrit, Bajram Hasani kanë filluar edhe lëkundjet e themeleve në degën e NISMËS SOCIALDEMOKRATE në Gjilan.

Kështu të paktën thonë individët që e braktisën këtë subjekt.

Ish-këshilltari i Bajram Hasanit, tash Kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu dhe nënkryetarja  në NISMËS, Valmire Arifi, kanë treguar për T7 pse kanë dhënë dorëheqje, duke thënë se edhe anëtarë tjerë priten të largohen nga Nisma e t’i bashkohen Vatrës.

Se ka ndikuar shkarkimi i Hasanit në  Gjilan e pranon edhe vetë zëdhënësi i degës.

Mirëpo këto deklarata, i demanton anëtarja e  kryesisë në Gjilan, Valdete Bajrami. Sipas saj, çdo veprim që merret nga kryetari i partisë është i arsyeshëm.

Burime të T7 bëjnë të ditur se ka përçarje të NISMËS edhe në degë të tjera të Kosovës. Kjo për shkak të punësimeve që kjo parti u ka premtuar anëtareve të saj.