Liberalizimi i vizave, ndikues në lënien e shtetësisë së Kosovës

Aktuale November 17, 2018 - 17:45
Detajet

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Elmi Reçica, për “Zërin” ka thënë se mosliberalizimi i vizave është ndër faktorët kyç që qytetarët kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

“Ne kemi bërë përpjekje të madhe për ta formuar dhe realizuar këtë shtet. Është një situatë e rëndë dhe atëherë humb edhe kuptimi i shtetit të formuar dhe gjithë asaj rruge që është bërë. Gjithsesi qytetarët përveç çështjes ekonomike kanë dhe liberalizimin e vizave, që ka ndikuar jashtëzakonisht shumë që qytetarët ta ndërrojnë shtetësinë”, ka thënë Reçica.

LEXO EDHE: Rreth 5 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës sivjet

Më tutje ai ka përmendur edhe arsye tjera pse qytetarët kanë hequr dorë nga shtetësia.

“Është diçka tjetër edhe kur qytetarët duhet ta ndërrojnë shtetësinë e Kosovës me një shtetësi tjetër, shpeshherë janë edhe të detyruar nga ligjet përkatëse që kanë shtetet e tjera e që nuk e lejojnë dyshtetësinë”, ka potencuar ai.