Deputeti i PDK-së kundër opozitës: S’ka zgjedhje

Aktuale November 16, 2018 - 13:18
Detajet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë për “Zërin” që kërkesa e partive opozitare për zgjedhje nuk është serioze, ndërkohë ka deklaruar se koalicioni qeverisës është funksional.

“Subjektet opozitare kanë shumë probleme të brendshme dhe po mundohen që ato t’i bëjnë si kauza nacionale që ta rrisin funksionin e partive të tyre. Për momentin koalicioni po funksionon dhe nuk shihen sinjale që do të ketë zgjedhje këtë vit. Mendoj që na presin shumë punë të tjera dhe angazhime të përbashkëta drejt integrimit të vendit dhe zhvillimet në proceset tjera”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: ‘Zgjedhje mund të ketë vetëm nëse Thaçi ose Haradinaj kanë interes’
Beqa ka thënë që përderisa koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm nuk mund të flitet për zgjedhje.

 “Si deputet unë besoj që koalicioni qeverisës është i qëndrueshëm dhe nuk është në pikën që mund të flitet për zgjedhje. Si PDK vlerësojmë se nuk është interes i vendit të shkojmë në zgjedhje, as nuk janë zgjidhje zgjedhjet”, ka theksuar ai.
Megjithatë, ai ka deklaruar se partia e tij nuk frikësohet nga zgjedhjet, madje siç ka thënë ai edhe nëse do të ndodhnin zgjedhjet PDK-ja do të dilte partia e parë në vend.  /ZËRI