Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Aktuale November 16, 2018 - 08:28
Detajet

Ditën e fundit të javës institucionet publike në Kosovë e mbyllin me disa aktivitete.

Më poshtë keni mundësi të shihni ngjarjet kryesore të ditës.

9:00

Grupi ndërministror për të drejtat e njeriut në Kosovës mban takim. Marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj; ministri i MPMS-së, Skënder Reçica; ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri; ministri i MAShT-së, Shyqiri Bytyqi; ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa; Avokati i Popullit, Hilmi Jashari etj. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38)

09:15

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Këshilli i Evropës do të organizojnë një konferencë në kuadër të projektit të përbashkët kundër krimit ekonomik. Do të jepen vlerësime rreth përputhjes së ligjeve të Kosovës me standardet evropiane në luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Marrin pjesë ministri i Financave, Bedri Hamza etj. (Hoteli “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës)

10:00 – 11:00

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, viziton Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” (nga ora 10:00) dhe Shkollën Fillore “Abedin Bujupi”, në Arllat të Malishevës. (Arllat, Malishevë)

10:00

Oda e Farmacistëve të Kosovës mban konferencën vjetore të farmacistëve me temën “Sigurimet shëndetësore dhe roli i farmacistit në këtë proces”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) organizon konferencë, ku do të diskutohet për avancimin e shërbimeve sociale. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Hoti, mban takim informues me drejtorët e Arsimit në Komunat e Kosovës. (Hotel “International”, Prishtinë)

10:00

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” nga Durrësi, organizojnë konferencën ndërdisiplinore ndërkombëtare “Vazhdimësia historike dhe ndryshimi: Ballkani në kontekst evropian dhe global”. (Kampusi i Universitetit “Isa Boletini”, Mitrovicë)

10:00

Mbahet konferenca me temë “Sfidat e prodhimtarisë në ndryshimet klimatike, speci dhe sëmundjet e tij”. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Smajl Latifi. (Restorant “Fitimi”, Krushë e Madhe, Rahovec)

11:00

Kolegji AAB organizon ligjëratë  me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)

12:00

Federata e Boksit e Kosovës mban konferencë për medie, në lidhje me turneun “Adem Jashari”. (Hotel “Palace”, Mitrovicë)

13:00

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat (SPSP) mban takim me punëtorët e “Llamkosit” të Vushtrrisë. (Salla e Kuvendit Komunal, Vushtrri)

13:30

Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, dhe kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, vizitojnë qendrën e mësimit të organizatës “The Ideas Partnership” në Fushë-Kosovë, për të parë nga afër aktivitetet e kësaj qendre në kuadër të projektit të mbështetur nga Ambasada Britanike. (“The Ideas Partnership”, Fushë-Kosovë)

14:00

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës me qytetarë të Drenasit. Marrin pjesë deputetët Armend Zemaj, Sala Berisha-Shala, Arbër Rexha, Teuta Haxhiu dhe Shqipe Pantina. (Shtëpia e Kulturës, Drenas)

16:00

Kuvendi i të Rinjve të Kosovës mban ceremoninë solemne të themelimit të Kuvendit të të Rinjve të Prishtinës. (Kuvendi i Komunës së Prishtinës)

18:00

Muzeu i Kosovës hap ekspozitën “Moti i Madh” kushtuar heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. (Muzeu i Kosovës, Prishtinë)