Temperaturat në rënie, moti për sot

Aktuale November 16, 2018 - 08:13
Këto janë temperaturat sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë sa njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

LEXO EDHE: Nëntori me shi, borë dhe temperatura deri -20 gradë

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHKM.