Tahiri i bindur: PDK-ja i fiton zgjedhjet me një epërsi të mirë

Aktuale November 15, 2018 - 23:36
Lexo Detajet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur për mbështetjen që gëzon partia e tij në popull.

Tahiri ka thënë në televizionin T7 se nuk iu beson sondazheve të ndryshme që e nxjerrin Lidhjen Demokratike të Kosovës partinë më të madhe në vend aktualisht.

Ai është shprehur i bindur se PDK’ja do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato.

“PDK’ja do t’i fitojë zgjedhjet me një epërsi të mirë ndaj LDK’së”, është shprehur ai.