Veseli: Forcat e Armatosura të Kosovës do të shtrihen në gjithë territorin e Kosovës

Aktuale November 15, 2018 - 21:36
Lexo Detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë shtirrje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kjo pasi që janë garancion i qytetarëve për sigurinë e tyre.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë shtirrje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, kjo pasi që përveç faktit që janë garancion i qytetarëve. Ne po krijojmë forcë që rrit partneritetin ndërkombëtarë”, ka thënë Veseli,  për RTV Dukagjini- transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Veseli aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në Finlandë, ku edhe ka marrë mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe për anëtarësim në Interpol.