Veseli thotë se Finlanda e përkrah anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Aktuale November 15, 2018 - 20:08
Lexo detajet!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se shteti i Finlandës e përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në INTERPOL.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Finlandë, ka thënë se ky shtet e përkrah fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Veseli për televizionin publik ka thënë po ashtu se, Finlanda do ta përkrah Kosovën edhe në çështjen e liberalizimit të vizave.