Kryeziu: E ofrova dorëheqjen pas 'PRONTO-s', Veseli e refuzoi

Aktuale November 15, 2018 - 18:05
Lexo Detajet

Nijazi Kryeziu, këshilltar politik i kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili është një nga 11 të akuzuarit për aferën “Pronto”, ka thënë se ka ofruar dorëheqje menjëherë pasi është ngritur aktakuza.

Pas mbajtjes së seancës gjyqësore, në emisionin Frontal të Televizionit 7, Kryeziu ka folur rreth aferën “Pronto”.

Kryeziu thotë se ka qenë në Shqipëri kur ka marrë vesh se është ngritur aktakuzë ndaj tij, dhe thotë se menjëherë e ka thirrur Veselin për t’i ofruar dorëheqjen si këshilltar i tij.

“Nuk e ka pranuar dorëheqjen time sepse nuk kam dashur që të përmendet edhe z. Veseli”,  ka thënë Kryeziu.

Ai tregon se ka qenë i vetmi i akuzuar që ka ofruar dorëheqjen, por që kryeparlamentari Veseli, sipas Kryeziut, nuk ka pranuar që ky të largohet.