Grafitet ndaj Thaçit: 'Veriu nuk është Krime'

Aktuale November 15, 2018 - 10:21
Detajet

Në mëngjesin e sotëm në Prishtine në shumë lokacione si tek Qendra Studentore, tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës, janë parë grafite me portretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin me mbishkrimin “Veriu nuk është Krimea”

Ende nuk dihet se kush i ka vendosur këto grafite, KALLXO.com në vazhdim do të ju sjellë disa nga këto grafite në lokacione të ndryshme.

LEXO EDHE: Reagon Rusia për ulësen e Thaçit në Paris dhe atë të Vuçiqit

Ditë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Rusisë Vladimir Putin nga i cili ka marrë përkrahjen për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, mirëpo ky takim ka ngjallur debat të madh në Kosovë.

Image

Image

Image