Nga nesër fillon dimri i ftohtë, këto temperatura do të mbretërojnë!

Aktuale November 14, 2018 - 22:04
Lexo tjera detaje

Nesër në Kosovë moti pritet të jetë i ftohtë, me temperaturat që pritet të shkojnë në minus një gradë, bën të ditur IHMK.

Megjithatë, sipas IHMK-së, s’do të ketë reshje të borës por do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 6-8 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.