Dardan Sejdiu flet për raportet mes Shpend Ahmetit e Ramush Haradinajt

Aktuale November 14, 2018 - 21:51
Lexo tjera detaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur rreth raporteve mes kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sejdiu ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se është më se normale që kryeministri i një vendi të ketë raporte të mira me udhëheqësin e kryeqytetit të tij.

“Secili kryeministër racional bashkëpunon me kryetarin e kryeqytetit”, është shprehur Sejdiu.

Ai ka thënë se vetëm Hashim Thaçi, sa ishte kryeministër, nuk ka pasur raporte të mira me Isa Mustafën, kur ky ishte udhëheqës i Prishtinës.

Sejdiu ka përmendur edhe kohën kur Mustafa ishte kryeministër dhe mbante raporte jo të mira me Shpend Ahmetin, si kryetar i kryeqendrës së vendit.