Pacolli e demanton se ka qenë mbrëmë me Haradinajn e Thaçin

Aktuale November 14, 2018 - 21:43
Lexo Detajet

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, e ka demantuar lajmin  se ka qenë mbrëmë në darkë me Thaçin e Haradinajn, shkruan zeri.info.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbrëmë ishte në darkë me miqtë e tij në shtëpinë e tij.

Ai i ka quajtur spekulime që tregojnë nivelin e ulët gazetaresk dhe kërkoi kërkimfalje.

Ja postimi i plotë:

Po e lexoj një lajm të rrejshëm që po qarkullon nëpêr mediat tona. Mbrëmë unë kam pasur një darke me miqtë e mi, në shtëpinë time dhe si nikoqir më takon të bëj një demantim të fuqishëm për një gënjeshtër të këtillë. Rëndom, spekulimet qe lëndojnë privatësinë e njeriut nuk janë më interesante por tregojnë nivelin e ulët gazetaresk dhe janë të pabesushme. Shpresoj që gazeta në fjalë, me kërkim falje terheq këtë shkrim.