Haziri flet rreth raporteve brenda LDK-së, a ka mosmarrëveshje?

Aktuale November 14, 2018 - 21:18
Lexo Detajet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se raporti i tij me deputetën e LDK-së, Vjosa Osmanin janë të mira dhe nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj pakënaqësie.

Gjatë një interviste për lajmi.net, Haziri ka thënë se raportet personale nuk lidhen me objektiva tjera politike pasi ka untitet brenda partisë.

“Nuk i quaj polemika kanë qenë dy deklarata publike të cilat kanë mund të shkaktojnë polemizime tjera jashtë neve dyve por nuk ka të bëj me asnjë llojë pakënaqësie apo problemi të brendshëm. Raportet personale nuk lidhen me objektiva tjera politike, kemi unitet brenda partisë. Jemi funksional dhe lojal në vendime të përbashkëta. Dallimet politike ekzistojnë gjithkund ne brenda LDK kemi tolerancë të madhe sa i përket këtyre dallimeve. Këto na çojnë drejt qëndrimeve të përbashkëta. Nuk ka pas kurgjo ma shumë në këtë drejtim dhe ska me pas as në të ardhmen”, është shprehur Haziri.

Se a do të kandidojë për kryetar të LDK-së, Haziri ka thënë se nuk lejohet të shapllet kandidatura pa kaluar disa procedura partiake.

“Kjo është pyetje 1 milion dollarëshe. Ne sipas procedurave kandidaturat mund t’i shpallim kur kryhet cikli i dytë i zgjedhjeve në LDK, atëherë kur gjithë delegatë janë zgjedhur.

Isa Mustafa është meritor edhe për një mandat, e ka pas besimin e shumicës së LDK-së, asnjëherë nuk kanë pushuar arsyet mos me pas atë besim”, ka thënë Haziri.

Haziri ka theksuar se sipas gjitha sondazheve, varësisht kush apo si i bën LDK është partia me besueshmërinë ma të madhe tash e një vit.

“LDK politiksht ka vujt këto 11 vite, qysh prej nëntorit 2007 kur e ka humb primatin e partisë së parë për shkak të gabimit të saj të parë, thyerjes së brendshme, një thyrje e brendshme e improvizume dhe e inskenume në kuvendin e vitit  2006 i ka kushtu LDK-së plot 11 vjet me qenë parti e dytë dhe me rikthy besimin qytetarë. Ka ardhë koha që LDK të kthehet me besimin ma të madh”.