Ndodh tmerri në Gjimnazin 'Haxhi Zeka' në Istog

Aktuale November 14, 2018 - 19:08
Lexo Detajet

Nxënësit e gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog janë përballur sot me një situatë të rrezikshme. Në ndërrimin e pasdites një pjesë e plafonit të tavanit është shkëputur dhe ka rënë në tokë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, drejtori i gjimnazit, Ibrahim Bytyqi, sipas të cilit, incidenti ka kaluar pa të lënduar.

“Gjatë pushimit, në mes të orës së katërt dhe të pestë është ç’kapur një pjesë e plafonit, 1 metër katror, ka rënë te tavolina e profesorit, e për fat të mirë nuk i ka rënë askujt. Atë kohë nxënësit ishin në klasë, por materiali nuk i ka rënë askujt, nuk ka të lënduar, gjithçka është OK, janë gjëra që ndodhin”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, pjesë që ka rënë nga tavani ka qenë pjesë e materialit që është ngjyrosur, ka qenë e trashë, pasi siç thotë ai, objekti është ndërtuar moti, e pjesë që ra është ç’kapur vetvetiu.

Ai ka treguar se cila mund të ketë qenë edhe arsyeja që bëri që pjesa e plafonit të bie në bankat shkollore.

“Arsyeja mund të jetë prej dridhjeve të katit të dytë, pasi ka nxënës edhe në katin e dytë, por e mira është që nuk ka të lënduar”, ka përfunduar Bytyqi.

Image