Rugova publikon vizën, thotë se nuk ka gënjyer për seancë

Aktuale November 14, 2018 - 18:58
Lexo Detajet

Deputeti i LDK’së, Naser Rugova, ka reaguar pasi u raportua se deputeti kishte gënjyer kur është arsyetuar se ka munguar në seancën e 1 nëntorit, kur u votua rezoluta që do ta ndalonte Presidentin Hashim Thaçin të negocionte me Serbinë.

Sipas raportimit të Insajderit, se me datën 1 nëntor, Ambasada e Hungarisë në Prishtinë, ku Rugova thoshte se ka shkuar për vizë, nuk ka punuar atë ditë.

Deputeti i LDK’së, ka reaguar duke publikuar vizën e lëshuar me datën 1 nëntor.

“Një portal tani me rënie rapide të besueshmërisë që me porosi të qarqeve të dyshimta dhe financierëve të SHIK-ut, paska shkruar prap në lidhje me mua, gjëja që nuk e kam thënë realitetin për mungesën në seancën e 1 nëntorit. Unë e kam bërë sqarimin publik, dhe nuk dua të merrem me këtë soj mediumi! Por faktet flasin, shiqojeni datën në foto! Fjala popullore thotë: Qentë lehin por karvani ecën!”, ka shkruar Rugova.

Image