Çitaku në OKB e përmend rrahjen brutale të dy kosovarëve në Novi Sad

Aktuale November 14, 2018 - 18:40
Lexo tjera detaje

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së po diskutohet mbi raportin tre mujor për Kosovën.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, para të gjithë ambasadorëve botërore e po ashtu para ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, përmendi rastin e sulmit ndaj dy të rinjve kosovarë në Novi Sad, raporton lajmi.net.

“Para pak kohës, një djalosh i ri u rrah dhe u shtri në Spital në Serbi vetëm se dikush e kishte dëgjuar të flas shqip. Para shumë kohës një foshnjë gati kishte vdekur për shkak se zyrtari i aviacionit nuk i dha leje që të aterojë një aeroplan i cili do të vinte në Prishtinë”, tha ajo.

Çitaku përmendi edhe rastet e sulmeve  me gurë ndaj autobusëve kosovarë, si dhe ndalimin e artistëve nga Kosova për të hyrë në Serbi.

“Kjo sjellje nuk mund të kuptohet. Të përmendim edhe autobusët me kosovarë të cilët u sulmuan në Serbi. Apo artistët të cilëve iu mohua në Serbi edhe pse qëllimi i tyre ishte promovimi i paqes dhe dialogut”, përfundoi ajo.