Çitaku i kundërpërgjigjet Daçiqit për Fatmir Limajn

Aktuale November 14, 2018 - 18:29
Lexo tjera detaje

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Citaku i ka reaguar kryediplomatit të Serbisë, Ivica Daçiqit, i cili u shpreh kundër Fatmir Limajt kryenegociator të Kosovës. Çitaku ka thënë se Kosova vendos se kush do ta përfaqësojë në dialog, shkruan "Zëri.Info".

Ambasadorja Citaku, poashtu ka përgenjështuar Ivica Daçiqin sa i për ketë vizitës në liqenin e Ujmanit. Ajo ka thënë se nuk ka pasur incident gjatë vizitës atje. “Nuk ka pasur incident në ditën kur Thaçi vizitoi Ujmanin por një ditë më vonë kur u sulmua me bombë objekti i serbit që e priti Thaçin në kafenenë e tij”, ka deklaruar Çitaku.

Diplomatja e Kosovës ka thënë se këto sesione të Këhsillit të Sigurimit nuk i ndihmojnë paqes dhe dialogut. Ajo ka thënë se Kosova është e pavarur dhe sovrane dhe se atu do të jetë përherë. “Këto sesioni nuk i ndihmojnë dialogut e paqes. Këto sesione janë shndërruar në teatër pasi nuk po paraqitet realiteti në Kosovë”, është shprehur Citaku, përcjell "Zëri.Info".

Më tej ajo duke folur për sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare ka përmendur sportin si shembull. Çitaku ka thënë se shteti më i ri në Evropë është krenar me sportistët e tij, duke theksuar sukseset në xhudo.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Sipas saj, përmes hyrjes së Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, ajo nuk do të jetë vrimë e zezë e krimit në Evropë.

Ambasadorja kosovare ka thënë se ushtria e Kosovës nuk po bëhet për të sulmuar dikënd, por për t’i kontribuuar paqes në Botë.

“Ne nuk bëjmë kështu. Por transformimi i mandatit aktual të ushtrisë, bëhet me qëllim që t’i sigurohet sigurisë në Botë. Ushtarët dhe oficerët tanë në çdo garë ndërkombëtare ka dëshmuar se kanë profesionalizmin e duhur që Kosova të bëhet me ushtri. Jemi krenar me diversitetin etnik të anëtarëve të FSK-së, madje ka pasur edhe sulme ndaj familjeve të tyre. Asnjë komunitet nuk ka fuqi të vëjë veto ndaj formimit të ushtrisë së Kosovës”, ka theksuar Çitaku.

Sipas Çitaku dialogu i Brukselit nuk po bëhet rreth çështjes së statusit të Kosovës, por po bëhet për paqe në rajon dhe për njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell "Zëri.Info".

Kurse, duke iu kundërpërgjigjur akuzave të Daçiqit përFatmir Limajn, Çitaku ka thënë se Kosova vendos se kush do ta përfaqësojë në dialogun e Brukselit. Ajo gjithashtu ka thënë se Limaj është gjykuar dy herë për krime lufte, dhe se në fund është shpallur i pafajshëm./ZËRI