Përplasen ashpër Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi: Mësoni se çka ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Behgjet Pacollit!

Aktuale November 14, 2018 - 17:56

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, jo vetëm përmes deklaratave publike janë përplasur ndërmjet vete. Ata janë përplasur edhe në “katër sy” ndërmjet vete. Shkak për këtë përplasje janë bisedimet me Serbinë, gjegjësisht ideja e presidentit për shkëmbimet territoriale ndërmjet dy vendeve.

“Gazeta Blic” nga burime të saja ka marrë vesh se mbrëmë në një takim që kanë pasur liderët e vendit, ka pasur një përplasje të ashpër ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi.

“Presidenti Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë përplasur shumë ashpër ndërmjet vete gjatë mbrëmjes së djeshme tek Rezidenca e Behgjet Pacollit. Tonet e tyre kanë qenë shumë të larta për çështjen e bisedimeve me Serbinë”, thonë këto burime.

Zyrtarisht nga zyra e Presidentit nuk kanë qenë në gjendje për të pohuar por as mohuar përplasjen me Kryeministrin Haradinaj. I kontaktuar nga “Gazeta Blic” Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit Thaçi u shpreh i pa informuar lidhur me takimin e mbrëmshëm të krerëve shtetëror.

Gjatë ditës “Gazeta Blic” ka bërë përpjekje që të kontaktoj edhe me këshilltarin e Haradinajt, Halil Matoshin por ai nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Ndërkohë, dyshja drejtuese e vendit, vazhdon që të ketë dallime shumë të mëdha në raport me dialogun me Serbinë. Madje, ata e kanë kërcënuar njëri- tjetrin edhe me shkarkim. Derisa Hashim Thaçi në një konferencë për media i kishte kërkuar Haradinajt që të reflektoj, ose në të kundërtën shkarkohet, kryeministri Haradinaj ditë më parë ka thënë se edhe partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të votonte për rrëzimin e Thaçit nga posti i tij, “nëse ai nënshkruan diçka që cenon territorin e Kosovës”.