Ministri Mustafa me premtim të madh për zjarrfikësit

Aktuale November 14, 2018 - 16:47
Lexo Detajet

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka shprehur gatishmërinë që në buxhetin e paraparë për vitin e ardhshëm, zjarrfikësve t’iu paguhen orët jashtë orarit të punës dhe të shikohen mundësitë ligjore që të rritet pagesa për rrezikshmërinë, njofton Zyra për Informim Publik e ministrisë, transmeton zeri.info.

Ky premtim i ministrit ka ardhur pas kërkesave të tij për këto çështje në mbledhjen e Qeverisë më 13 nëntor dhe pas premtimit të ministrit të Financave, Bedri Hamza po në këtë mbledhje, se do të ketë miliona euro më shumë në buxhetin e vitit të ardhshëm për këtë kategori./ZERI