Ambasadori i Francës për Gjermaninë: Jemi të fortë kur jemi së bashku

Aktuale November 14, 2018 - 13:43
Lexo detajet!

Ambasadori i Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Didier Chabert dhe Christian Heldt, folën sot para studentëve kosovarë për përvojat e pajtimit franko-gjerman me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, raporton Zeri.info.

Të dy ambasadorët theksuan se pavarësisht dallimeve me njëra tjetrën, Gjermania dhe Franca kanë arritur që të gjejnë pikën e pajtimit.

Me këtë rast, ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert tha se vetëm së bashku Franca dhe Gjermania janë të fuqishme.

"Ju e dini se dy vendet tona tashmë një kohë shumë të gjatë kanë marrëdhënie të veçanta. Dy vendet kanë lindur në të njëjtin vit dhe mandej historia është komplikuar  mirëpo që pas luftës së dytë botërore marrëdhëniet mes Francës dhe Gjermanisë ishin të karakterit të veçantë. Kjo reflekton marrëdhënien për paqen, pajtimin dhe bashkëveprimin mes dy shteteve", theksoi Chabert.

Ai gjatë fjalës së tij tha se kuptohet sa ka dallime mes dy shteteve mirëpo të dy shtetet përsëri gjejmë një pikë të përbashkët dhe pajtohen me njëra tjetrën.

"Jemi të fortë kur jemi së bashku", theksoi ndër të tjera ambasadori i Francës.

Ambasadori i Francës krejt në fund të fjalës së tij tha se shembulli i Francës dhe Gjermanisë do duhej t'i shërbej edhe Kosovës në raport me shtetet që rrethohet, raporton tutje "Zeri.info".

Ndërsa ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt duke e rrëfyer historinë midis dy shteteve tha se ai vet i ka shërbyer qeverisë franceze si gjerman për disa vite. Ai tha se ka mësuar shumë nga kjo përvojë.

Tutje gjatë fjalimit të tij Heldt pati një porosi për studentët kosovarë. "Të mos bëhemi rob i historisë por të ndalemi tek ajo se kush jeni ju si individ dhe çka mund të arrijmë ne personalisht", theksoi Heldt/Zeri