Në Këshillin e Sigurimit diskutohet sot për Kosovën

Aktuale November 14, 2018 - 09:24
Lexo detajet!

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut, do të diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York, SHBA.

Pas 6 muajsh, seanca mbi situatën në Kosovë ishte planifikuar me iniciativën e Kinës, e cila mori kryesinë e Këshillit më 1 nëntor.

Britania e Madhe, e cila kishte marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në gusht të këtij viti kishte hequr nga raportimi 3 mujorësh për gjendjen në Kosovë.

Disa shtete perëndimore janë të mendimit se raportimi për Kosovën nuk duhet të jetë kaq i shpeshtë.