NATO e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë

Aktuale November 14, 2018 - 08:30
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrahë zhvillimin e FSK-së në mandatin e tyre të tanishëm. FSK është forcë profesionale dhe burim i stabilitetit rajonal. Nëse mandati do të ndryshojë Këshilli Veriatlantik do të rishikojë angazhimin e NATO-së në Kosovë.

Është shumë e rëndësishme që për çfarëdo ndryshimi të mandatit të FSK-së, të konsultohen të gjitha komunitetet në Kosovë dhe aleatët e NATO-së, ka deklaruar për magazinën informative “55 minuta” në RTK Agjenerali i KFOR-it, Salvatore Cuoci.

Sipas tij “NATO qëndron e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë përmes KFOR-it”.

Në pyetjen se cili do të jetë roli i NATO-së në Kosovë pas formimit të FSK-së, njëshi i KFOR-it ritheksoi se ” në rast të ndryshimit të mandatit të FSK-së, Këshilli Veriatlantik do të rishikojë nivelin e angazhimit të KFOR-it në Kosovë”.

“Kjo do të thotë se 29 anëtarët e NATO-së duhet të dakordohen për fushëveprimin e ardhshëm t NATO-së në Kosovë”, ka deklaruar mes tjerash Komandanti i KFOR-it, gjenerali Salvatore Cuoci.

Linku i emisionit “55 minuta” 

Çështjen e ushtrisë, përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL si dhe detajet rreth takimit të fundjavës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologun e tij nga Rusia, Vlladimir Putin, në studion e emisionit “55 minuta e trajtuan edhe musafirët specialë, Burim Ramadani, Zëvendës Ministër dhe Nuredin Ibishi, ish deputet dhe njohës i çështjeve të sigurisë.