Jeremiq: Ja kush e mundësoi takimin Thaçi-Putin

Aktuale November 12, 2018 - 19:38
Lexo Detajet

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se takimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi në Paris është mundësuar nga presidenti Aleksandër Vuçiq.

Ai në një postim në Facebook shkruan se “kjo është pasojë direkte e vizitës së tetorit të Vuçiqit në Moskë, ku ia prezantoi Putinit planin e tij dhe të Thaçit për ‘demarkacion’, që nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”, transmeton Indeksonline.

“Turp mbi turpin. Kjo nuk do të ndalet derisa në krye të shtetit është palaço i paturp dhe paskrupullt”, shkruan Jeremiq.