Mustafa flet nëse do t'i pranojnë votat e Listës Serbe për rrëzim të Qeverisë

Aktuale November 12, 2018 - 17:47
Lexo Detajet

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij u pyet nga gazetarët lidhur me mundësinë e rrëzimit të Qeverisë aktuale me votat e Listës Serbe raporton "Zeri.info".

Me këtë rast Mustafa nuk e përjashtoi mundësinë që të pranojnë edhe nënshkrimet e Listës serbe për rrëzim të Qeverisë.

"Ne po vërejmë qe po flitet për këtë iniciativë. Ne kemi marrë iniciativën si LDK që të arrijnë të ngrisim mocionin për rrëzim të Qeverisë. Ne kemi kërkuar nga partitë opozitare që të na perkrahin, po ashtu ne do bëjmë përpjekje që qeveria të rrëzohet me marrëveshje politike. Ne nuk do e përkashtojmë asnjë që i bashkangjitet kësaj kërkese të LDK-së", theksoi Mustafa duke mos e përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me listën serbe /Zeri