Qëndrimi mospërfillës i Merkel ndaj Thaçit

Aktuale November 12, 2018 - 16:21
Lexo Detajet

Pas fotografisë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Presidenti Thaçi ka publikuar edhe një fotografi me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Por, ajo që bie në sy në këtë fotografi është shikimi mospërfillës që Merkel i ka drejtuar Thaçit, derisa ky i fundit po fliste me të.

Presidenti Thaçi po vazhdon me publikimn e setiti të fotografik me lider të ndryshëm botërorë.

Disa orë pas publikimit të fotos me presidentin rus, Vladimiir Putinin, presidenti Thaçi tash publikoi fotografi me kancelaren gjermane.

E kjo e fundit dihet se mbetet palëkundur në qëndrimin kundër korrigjimit të kufijve Kosovë - Serbi.

Qëndrimi i Gjermanisë së kancelares Angela Merkel kundër idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si pjesë e marrëveshjes përfundimtare, mbetet i pandryshuar.