Hoxhaj kërkon nga Gjermania mbështetje për vizat

Aktuale November 12, 2018 - 15:13
Detajet

Zëvendëskryeministri I Kosovës Enver Hoxhaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Berlin ku është takuar me këshilltarin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të kancelares gjermane, Dr. Jan Hecker, transmeton “Zëri.info”.

Hoxhaj ka bërë të ditur që me të ka biseduar për liberalizimin e vizave dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE: A rrezikohet Kosova nga revoltat nëse nuk hiqen vizat, flet Sholtes

“Kënaqësi ta takoj përsëri këshilltarin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të kancelares Merkel, Dr. Jan Hecker, në Berlin. Gjermania mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës. Diskutim i mirë për liberalizimin e vizave dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter./ZËRI