Raportimi i Maxhunit për gylenistët mbahet me dyer të mbyllura

Aktuale November 12, 2018 - 13:35
Detajet

Me dyer të mbyllura për media po mbahet raportimi i ish-drejtorit të Policisë, Shpend Maxhunit, para deputetëve, anëtarë të Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq raporton “Zeri.info”.

Kjo gjë ndodhi pas kërkesës së deputetit Muharrem Nitaj nga AAK i cili propozoi që intervistimi i Maxhunit të bëhet pa prezencën e mediave.

Intervistimi i Maxhunit do të mbahet me dyer të mbyllura, kërkesë kjo e cila u kundërshtua nga LVV dhe LDK.

LEXO EDHE: Veseli: Nuk mund të na shantazhojë Lista Serbe

Shpend Maxhuni do të intervistohet nga Komisioni Hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Maxhuni do të intervistohet në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pozitë kjo të cilën e kishte gjatë kohës së dëbimit të shtetasve turq.

Ndërsa tani Maxhuni mban pozitën e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë./ZERI